Aksident i rëndë në Mallakastër, përplaset ‘Benzi’ me ‘Bmw’, ndërron jetë 37-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ziaj, ku Indrit Rushitaj banues në Fratar, duke drejtuar automjetin tip "Benz" është përplasur me automjetin tip "Bmw" me drejtues shtetasin Fatjon Lalaj, 34 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 37-vjeçari.

Nga aksidenti ka pësuar lëndime edhe 34-vjeçari i cili është dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit/ Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës