Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Manëz të Durrësit, ku një makinë ka përfunduar në kanal. Për pasojë, janë plagosur 4 persona të cilët udhëtonin në mjetin tip ‘Opel’.
Në pamjet e siguruara nga Report TV, shihet momenti dy prej të plagosurve momentalisht janë lënë anash rrugës nga punonjësit e ambulancës teksa këta të fundit merreshin me shpëtimin e të plagosurve të tjerë që gjendeshin brenda mjetit.
Ende nuk dihet gjendja e tyre, por deri më tani mësohet të lënduarit po transportohen drejt spitalit rajonal të Durrësit ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas njoftimit të policisë, 3 prej të plagosurve janë identifikuar si S. E, S. H, dhe G.E. Ndërsa i plagosuri tjetër, nuk është identifkuar.
Ndërkohë, policia ka njoftuar ndalimin e shoferit të identifkuar si H.C, i cili fatmirësisht raportohet të jetë plagosur lehtë nga aksidenti i ndodhur.