Aksident i rëndë në Përmet, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 30 vjeç, plagoset rëndë pasagjeri

Aksident i rëndë në Përmet, makina del nga rruga, humb jetën shoferi 30 vjeç, plagoset rëndë pasagjeri

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të shtune sotme në Përmet, ku ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit "Varibop", ku automjeti tip "Benz", me drejtues Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!

Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!