Këlcyrë- Një i moshuar 81-vjeçar është përplasur nga një automjet pasditen e sotme (2 Janar). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në aksin Këlcyrë-Përmet, në vendin e quajtur ‘Ura e Leklit’, afër qendrës së qytetit.

Makina, tip 'BMW', me targa AB305PJ, drejtohej nga 32-vjeçari i identifikuar si Mikel Sako, i cili menjëherë pas aksidentit njoftoi policinë. 

Dyshohet se shkak është bërë lëvizja me mjet jashtë normave të lejuara. 

I moshuari Fuat Veloi, është dërguar me urgjencë drejt spitalit e policia bëri me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti shkakoi bllokim të qakullimit në të dy krahët e rrugës, duke krijuar kaos në aksin Këlcyrë-Përmet dhe shkaktuar radhë kilometrike.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat.