Lezhë- Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 Janar) në Lezhë.
Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 në Ishull-Lezhë, në aksin Lezhë-Laç, pranë mbikalimit, kur një automjet tip furgon "Benz", është përplasur me një motomjet, ku për pasojë drejtuesi i këtij të dytit mori plagë të rënda dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.
Viktima është Pavlin Ndoji, 56 vjeç. Policia tha se shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit "Benz", me inicialet M.M., dhe po e merr në pyetje.
“Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”.
Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat.
Ky është aksidenti i parë qe ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore, ku përgjatë viteve numërohen dhjetëra të tillë, me viktima dhe të plagosur.
A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
38.6%
-
Negativ
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
11.6%
Vota total: 9146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nën akuzë për vjedhje e marrëdhënie seksuale me të mitur, në pranga 38-vjeçari në Lezhë
16 Shkurt, 09:32
-
Lule për çiftin e bashkëshortëve që vdiqën në aksident! Familjarët thirrje: Aksi Lezhë- Shëngjin i degraduar, po merr jetë njerëzish
16 Shkurt, 09:02
-
Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra (FOTO)
15 Shkurt, 20:56
-
Çfarë është Dizenteria! Cilat janë disa nga shkaqet, simptomat dhe trajtimi (pyetje-përgjigje)
14 Shkurt, 22:08
-
Laç/ Fëmija diagnostikohet me dizenteri, mbyllet kopshti, dezinfektohet godina! I vogli dërgohet në QSUT (FOTOT)
14 Shkurt, 14:52
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët/ Italia ndërpret kontratat e punës së stafit mjekësor, në Gjadër do të qëndrojnë vetëm disa policë
13 Shkurt, 15:45
-
Lezhë/ Plagosja me armë e 30-vjeçarit, Policia: Arrestuam autorin e dyshuar, u ngritën 2 akuza ndaj tij, shkak sherri me motive të dobëta (VIDEO)
13 Shkurt, 15:28
-
Aksident tragjik në Greqi, ndërron jetë shqiptari, në gjendje të rëndë kunati
13 Shkurt, 14:01
-
Aksidenti i djeshëm në Lezhë-Shëngjin, ndërron jetë edhe gruaja e 30-vjeçarit! Po trajtohej te Trauma
13 Shkurt, 09:14
-
Lezhë/ Përplasja e motorëve në Dragushë, ndërron jetë një nga drejtuesit, ishte këngëtar (EMRI)
13 Shkurt, 08:50
-
Lezhë/ Kanali kullues 35 vite pa pastruar, banorët e Shënkollit e shndërrojnë në bahçe me pemë
12 Shkurt, 16:15
-
Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari, një grua ndodhet në gjendje të rëndë (EMRI)
12 Shkurt, 16:05