Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Laç, furgoni përplas motorin! Vdes një nga drejtuesit, shoqërohet tjetri (EMRI+VIDEO)

Lezhë- Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm (3 Janar) në Lezhë.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 në Ishull-Lezhë, në aksin Lezhë-Laç, pranë mbikalimit, kur një automjet tip furgon "Benz", është përplasur me një motomjet, ku për pasojë drejtuesi i këtij të dytit mori plagë të rënda dhe më pas ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës.

Viktima është Pavlin Ndoji, 56 vjeç. Policia tha se shoqëroi në Komisariat drejtuesin e mjetit "Benz", me inicialet M.M., dhe po e merr në pyetje.

“Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit”.

Gazetari i Report TV, Elvis Hila, informon se Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për shkaqet dhe rrethanat.

Ky është aksidenti i parë qe ndodh për vitin 2025 në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, ndërsa superstrada Lezhë-Laç është një prej akseve më problematike sa i përket aksidenteve rrugore, ku përgjatë viteve numërohen dhjetëra të tillë, me viktima dhe të plagosur.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Del FOTO, ja kush është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër

Del FOTO, ja kush është i riu që u ekzekutua me breshëri plumbash në Shkodër