Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Sarandë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Për pasojë janë plagosur 2 të rinj që janë dërguar me urgjencë në spital.

Ende nuk dihet arsyja e aksidentit të rëndë por nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se automjeti është shkatërruar. Nga kamerat e sigurisë duken pamjet e aksidentit kur makina vjen me shpejtësi, thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e banesës.

Banorët shprehen se rruga paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të mungesës së sinjalistikës dhe vendosjes së gungave për ulje të shpejtësisë.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
VIDEO e aksidentit në Sarandë! Makina thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e një banese

 

Report Tv ka siguruar videon e aksidentit në Sarandë, kur makina vjen me shpejtësi, thyen kangjellat, rrotullohet dhe bie në oborrin e një banese.