LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në segmentin Milot-Rrëshen në dalje të Rubikut. Një automjet tip 'Volksëagen' ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierën mbrojtëse dhe më pas ka përfunduar në rrugë.

Burime e Report TV bëjnë me dije si pasojë e përplasjes janë plagosur dy të rinj nga Tropoja të cilët ndodhen në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.