Një aksident i rëndë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht në Collegedale, Tennessee ditën e djeshme.Siç duket edhe nga pamjet e mediave të huaja, një tren është përplasur me betonin dhe ka dalë nga shinat. Si pasojë, treni ka çarë në gjysmë një kamion në një vendkalim hekurudhor.
Përplasja la katër lokomotiva në anën e tyre, sipas stacionit të lajmeve WRCB me bazë në Chattanooga. Dy personat e përfshirë në aksident u dërguan në spitalet e afërta, sipas stacionit të lajmeve.
Videoja e një dëshmitari tregon momentin kur treni “Norfolk Southern” futet në një barrierë të gjatë të autostradës prej betoni.
Rimorkioja dukej se po lëvizte shumë ngadalë në momentin e përplasjes, gjë që prodhoi një zhurmë të madhe dhe e ndau automjetin në dy pjesë.