Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak të Durrësit. 31 vjeçari i identifikuar si Ndriçm Domi teksa drejtonte automjetin e tij ka përplasur për vdekje të riun Hasan Hamzai, 32 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë.
Pas aksidentit, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Arratia e tij nuk zgjati shumë pasi policia gjeti vendndodhjen dhe e vuri në pranga si përgjegjës për aksidentin e rëndë.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.