SHKODËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen "Dobrac", në dalje të qytetit të Shkodrës. Një automjet është përplasur me murin në rrugë dhe më pas është kthyer në mes të rrugës si pasojë e përplasjes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe autombulanca të cilët kanë transportuar në spital drejtuesin e mjetit i cili ka shpëtuar për mrekulli si pasojë e përplasjes. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.
Komento