Aksident i rëndë në Skrapar/ Humb kontrollin e makinës dhe bie nga ura në 100 m lartësi, 37-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës!

SKRAPAR- Një aksident i rëndë është regjistruar sot përgjatë segmentit rrugor Çorovodë-Prishë. Në vendin e quajtur Ura e Blëzenckës, 37-vjeçari Alban Faik Hasanllari, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targa AA 172 DH, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar poshtë urës.

Rënia nga një lartësi rreth 100 metër në ujë e ka bërë tepër të vështirë nxjerrjen e trupit të të plagosurit nga automjeti. 37-vjeçari është nxjerrë nga makina me ndihmën e forcave të policisë dhe zjarrëfikësve dhe është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burime të policisë në vendngjarje bëjnë me dije se i plagosuri është nxjerrë nga makina me shenja të dobëta jete dhe më pas është transportuar me ambulancë drejt helikopterit. Burimet policore në vedngjarje bëjnë me dije se paraprakisht mendohet se shkak për këtë aksident të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën po udhëtonte 37-vjeçari Alban Hasanllari si dhe lagështira në rrugë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se grupi i ekspertëve të policisë rrugore po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së aksidentit të rëndë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'