Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një 33-vjeçari, është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 01:30, në rrugën “Sulejman Delvina”, ku viktima, i identifikuar si Redi Karreci, humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, ndërsa për pasojë ka ndërruar jetë në vend 33-vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

1621240094_1621236122Screenshot2.jpg

1621242598_page.jpg