Përplasi për vdekje të riun sot në Kamëz, arrestohet efektivi i policisë dhe vëllai i tij! Tentuan të fshinin provat në vendin e ngjarjes! Dëshmitarja: Makina ishte me shpejtësi marramendëse

26-vjeçari Fatos Hila po lëvizte me motoçikletën e tij tip “Suzuki” në bulevardin “Blu” në Kamëz, kur u përplas nga një automjet tip “Benz”. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnate, ndërsa në drejtim të automjetit ishte një efektiv i Komisariatit nr. 4.

Ora shënonte 00:15 minuta pas mesnate. Polici i Komisariatit Nr. 4 Roxhers Milkurti po lëvizte me Benzin e tij në bulevard. Në afërsi të rrethrrotullimit që kryqëzohet me rrugën “Teuta”, makina u përplas dhunshëm me një motoçikletë. Fatos Hila, 26 vjeç, vdiq në vend. Kjo grua e pa me sytë e saj ngjarjen nga fillimi deri në fund.

“Makina ka qenë gri dhe e ka hedhur përpjetë drejtuesin e motorit dhe ngeli aty i vdekur në tokë. Unë i mata pulsin, doja t’i jepja ndihmën e shpejtë, por nuk kisha mjetet. Mora 127-ën, mora 129-ën, erdhën, por me thënë të drejtën me shumë vonesë. E mira është që shteti shqiptar me vendos rregulla, mos me ia lënë patentën njerëzve të pijshëm, të droguar. Makina po lëvizte me shpejtësi marramendëse, ndërsa viktimën me motor nuk e kam parë 100% sa shpejt ka qenë”, shprehet dëshmitarja.

Report Tv mëson se të dy mjetet ishin me shpejtësi mbi normën e lejuar, por priten rezultatete ekspertizës për të zbardhur shkakun e aksidentit. Meqenëse drejtuesi i Benz-it ishte polic, hetimet u udhëheqën nga SHÇBA. Inspektori Roxhers Milkurti dhe vëllai i tij, Marius Milkurti, u arrestuan menjëherë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe pengim për zbulimin e së vërtetës. Dyshohet se dy vëllezërit, pas aksidentit, kanë tentuar të mbajnë të fshehur ngjarjen.

Bulevardi “Blu” në Kamëz ka një qarkullim të lartë të mjeteve. Kurse këmbësorët ankohen për mungesën e sinjalistikës dhe shpejtësinë e mjeteve.

“Nuk ka një semafor, nuk ka një polic të qarkullimit rrugor, duhet me marrë masa. Të rrezikosh jetën e njeriut për pesë minuta është fatale. Ne kalojmë në vija të bardha këtu dhe shoferët këtu nuk kanë problem për vija të bardha. Ata vijnë, kalojnë, duhet të kemi kujdes që të ruajmë kaptinën. Qeveria i di vetë ato punë, as se rregulloj dot, kujdesi duhet. Duhet kujdesi se vjen tjetri e të ngjitet në shpinë. Çunat e ri, por edhe qytetarët duhet të kenë kujdes. Shoferët janë të papërgjegjshëm, vijnë me shpejtësi dhe të kalon te vizat e bardha tek këmbët”, thonë qytetarët.

Në këtë rrugë shpejtësia e lejuar është 30 km në orë, por pak respektohet. Bulevardi “Blu” konsiderohet si një ndër hapësirat më problematike që lidhin Kamzën me Tiranën dhe aksidente ndodhin pothuajse çdo ditë.

 

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD s'do njoh asnjë tender deri në 15 maj 2025! Zotohem që ai projekt s'do ndodhë kurrë