Një aksident i rëndë është regjistruar këtë pasdite në afërsi të TEG-ut në Tiranë, ku ka humbur jetën drejtuesi i një motori.

Mjeti me drejtues B.D është përplasur fatalisht me motorin, drejtuesi i të cili humbi jetën, por ende nuk është identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

vijon