TIRANË - Një aksident rrugor ka plagosur rëndë një person këtë mëngjes sot në Tiranë në zonën e 9-kaësheve, pranë Ushtarit të Panjohur.

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se i plagosur rëndë mbeti një burrë që po lëvizte me biçikletë në vijat e bardha.

Ka qenë një vajzë me inicialet M.V ajo që drejtonte makinën që përplasi burrin, që është treguar e pakujdesshme edhe pse në një situatë me trafik jo të rënduar dhe me qarkullim më të vogël të automjeteve duke marrë parasysh edhe kufizimet që qytetarët kanë nisur të bëjnë nisur nga situata për masat mbrojtëse nga koronavirusi. 

Automjeti vinte nga rruga e Elbasanit në drejtim të qendrës, ndërkohë që zotëria është përplasur në kryqëzim, që ka edhe semaforë dhe vija të bardha. Drejtuesja e makinës është shoqëruar në komisariatin numër 1 në Tiranë.

Zotëria ishte i pajisur edhe me doreza në duar, ndërkohë që kishte vendosur edhe maskën mbrojtëse si masë parandaluese ndaj COVID-19.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarje, ashtu sikundër edhe ambulanca.