HAS- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajze 6-vjeçare ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush.
Mësohet se në këtë aks janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit Halim Ferizolli, rreth 42 vjeç, banues në Krumë dhe Tafil Kryeziu, rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Dyshohet se shtetasi H.F., i cili ka humbur të bijën po udhëtonte me shpejtësi drejt Kosovës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, e mitura Melisa Ferizolli ka qënë mes dy sediljeve të para dhe në momentin e përplasjes ka marrë një dëmtim në pjesën e djathtë të qafës.
Në spital ka përfunduar edhe i ati i vajzës si pasojë e një dëmtimi në krahun e djathtë. Ndërsa 53-vjeçari, Tafil Kryeziu, ka pësuar tronditje si pasojë e aksidentit.
Njoftimi i plotë:
Krumë-Has.
Informacion paraprak.
Më datë 07.09.2018, në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
vijon...
Komente

