Stuhia “Ciaran” që ka përfshirë edhe vendin tonë ka qenë dhe shkak i aksidenteve nëpër rrugët e Shqipërisë.
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Morin-Kukes, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë.
Drejtuesi i mjetit është përplasur me murin anësor të aksit rrugor në rrugën e Kombit.
Viktima nga Kukësi. I plagosuri është nisur drejt Tiranës. Kushtet meterologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit.
‘Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip "Volksëagen", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë. Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.’- njofton policia.
Ndërkohë një aksident ka ndodhur rreth orës 15:00, në aksin rrugor "Fier-Seman". Elidon Kulla, 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip "Peugeot", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, informoi policia.
Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë 29 vjeçari.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Foto: Makina e aksidentuar në Fier ku humbi jetën 29 vjeçari
Komente








