Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë.  Në një video të raportuar nga qytetarët në redaksinë e Shqiptarja.com, janë përfshirë në aksident, një kamion i cili është përmbysur, një makina e kuq e cila është ndarë më dysh, dhe dy makina të tjera të cilat shihen të kenë dëmtime më të vogla. 

Gazetari Arsen Rusta raporton se shoferi i automjetit të kuq është P.Gjaci. 

Shoferi i Volkswagen rezulton se ka marrë disa djegie në pjesën e fytyrës për shkak të kontaktit me jastëkun e ajrit që është hapur pas përplasjes dhe pas ndihmës mjekësore të marrë në Spitalin e Traumës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën,

Policia ka urdhëruar bërjen e ekspertizës autoteknike të mjetit për të parë nëse ka patur apo jo probleme në sistemin e drejtimit apo frenimit.

Vetë drejtuesi i dëmtuar P.Gjeci rezulton se nuk ka qenë në gjendje të dehur gjatë drejtimit ndërsa pritet që ekspertiza të nxjerrë dhe shpejtësinë e lëvizjes gjatë momentit që vetura ka përplasur nga pas kamionin me targa Fieri.

Automjeti është perplasur me kamionin, duke i rene nga pas. Per pasoje kamioni eshte batuar, nderkohe qe makina eshte perplasur me bordurat rrethuese te rruges ku nje pjese e makines ka mbetur ne perplasjen e tjere, dhe pjesa tjeter e automjetit eshte shkeputur per metra te tera.

Një aksident që nga pamjet jep një situatë mjaft të rendë, por që fatmirësisht ka shënuar vetëm dy persona të plagosur, dhe asnjë viktimë. 

Drejtuesi i kamionit nuk ka pesuar demtime serioze, dhe ndodhet ne gjendje te mire. Shoferi ka pasur ne kamion edhe djalin e tij, i cili fatmiresisht nuk ka pesuar lendime.