Një aksident i shumëfishtë është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur ‘Pushimi i Shoferit’, në aksin rrugor Fier Lushnje.

Disa makina mes tyre edhe një autobot që transporton çimento janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga pamjet e siguruara shohim se ky i fundit ka përfunduar i përmbysur anë të rrugës.

Deri më tani raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim.

Policia ndodhet në vendngjarje ku po devijon qarkullimin e automjeteve të tjera në një rrugë dytësore.

Sipas bluve, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.