Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të kryqëzimit të rrugës së Shëngjinit.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën, e më pas me trafik-ndarësen e një karburanti.

Nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti të trefishtë.