VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, disa të lënduar

Një aksident i trefishtë është regjistruar pasditen e kësaj të hëne në superstradën Lezhë-Shkodër tek kryqëzimi i “Gocajve”.

Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën e për pasoje, kane marre lëndime disa persona. Ata janë dërguar për ndihme mjekësore ne spitalin rajonal të Lezhës nga ku mësohet se ndodhen nen kujdesin e bluzave jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti, pati bllokim tw qarkullimit për rreth 60 minuta, duke detyruar policinë që të devijojnë lëvizjen e mjeteve përgjatë segmentit dytësor Kallmet-Lezhe.

Ndërkohë policia rrugore e cila mbërriti menjëherë ne vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?

Gazetari zë ngushtë Belind Këlliçin: Pse nuk flisni më për kompaninë ‘Qefalia’? Keni marrë gjobën?