Lezhë- Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pasditen e sotme.
Ngjarja u regjistrua në dalje të Lezhës, teksa në përplasje janë përfshirë 1 autoveture, 1 kamion dhe 1 furgon, e për pasojë ka mbetur e plagosur një grua.
E dëmtuara është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë Policia Rrugore ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Komento
Me vjen keq per viktimen , por nuk mund te rri pa than se lume si ne per Police qe kemi!!!!!
Përgjigju