Një aksident i trefishtë është shënuar sot në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në kryqëzimin e fshatit Kashtbardhë.
Në aksident janë përfshirë tre automjete: një ‘Benz’, ‘Ford’ dhe Volkswagen.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale.
Paraprakisht dyshohet se mjeti tip ‘Volkswagen’ vinte nga Kashtbardha dhe i ka prerë rrugën Benzit. Ky i fundit ka përfunduar në korsinë tjetër ku dhe është përplasur me mjetin tip ‘Ford’.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Komente








