Një aksident është regjistruar sot në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovicë.

Raportohet se 3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.