Tre automjete janë përplasur këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 3 persona, mes tyre një nga drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

Fatmirësisht të tre ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Cërrik–Elbasan” janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit A. M., 42 vjeç, E. E., 21 vjeç dhe K. H., 25 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi K. H., si dhe dy pasagjerë që udhëtonin në automjetet me drejtues shtetasin K. H. dhe E. E., të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.