Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premte në fshatin Moravë, në Berat ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:20 përgjatë aksit rrugor Berat-Poshnjë, ku janë përplasur tre automjete.
Mësohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur shtetasi me inicialet Xh.B, A.A, dhe nëna e tij, F.A, 70 vjeçe , të cilët janë dërguar në Spitalin e Beratit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në aksident, sipas policisë, janë përfshirë një mjet tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, i cili është përplasuar me mjetin tip Volsvagen dhe një automjet tjetër.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 11:20 në aksin rrugor Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë u përfshinë në aksident tre mjete.
Konkretisht mjeti tip Benz me drejtues shtetasin Xh.B, 67 vjeç, banues në Kuçovë është përplasuar me mjetin tip Volsvagen me drejtues shtetasin A.A, 44 vjeç, banues në Moravë dhe me një mjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin I.Z, 60 vjeç, banues në Vlorë.
Për pasojë u dëmtuan shtetasit Xh.B, A.A, dhe nëna e tij shtetasja F.A, 70 vjeçe e cila ishte pasagjere.
Të tre të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 986
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berat/ Shisnin doza kanabisi të organizuar në grup, në pranga 4 persona
19 Korrik, 10:54
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
Edison Ypi: Qyteti Pastërma
17 Korrik, 11:12
-
Dimal/ Vihet në pranga 21 vjeçari, në banesë iu gjetën armë, municione dhe veshje si të policisë
17 Korrik, 10:36
-
Tentoi të rindez zjarrin në fshatin Lapardha të Beratit, në pranga 60-vjeçari
16 Korrik, 15:08
-
Vjedhja e skrapit në kombinatin e Poliçanit, pyetet Bledi Çuçi! Ish-ministri: U pyeta nëse e njihja Erjon Zylyftarin, ose a jam takuar
15 Korrik, 13:17
-
Tentoi të kryente vrasje në Berat, ekstradohet nga Kosova 56-vjeçari
12 Korrik, 14:38
-
Aksident në aksin Berat-Lushnje, makina me targa gjermane përfundon në kanal, çifti dhe 2 fëmijët e mitur në spital
11 Korrik, 11:52
-
Përfshihet nga flakët ish-uzina e baterive në Berat (VIDEO)
10 Korrik, 19:17
-
Aksident në aksin rrugor Elbasan-Peqin! Përplasen dy makina dhe një kamion
8 Korrik, 15:44
-
Rama: Berati i një mbi një dritareve dhe mijëra turistëve çdo ditë e më shumë
8 Korrik, 11:23
-
Braktisi dy fëmijët e mitur, në hetim 34-vjeçarja! U kallëzua në bashkëshorti
8 Korrik, 10:45