Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Report Tv mëson se dy makina dhe një motor janë përplasur, ndërsa për pasojë është plagosur drejtuesi i motorit.

Sakaq, Report Tv mëson se i plagosuri është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.