Aksident i trefishtë në Elbasan, plagoset lehtë pasagjeri...shpëtojnë mrekullisht 3 shoferët

ELBASAN- Një aksident rrugor i trefishtë është regjistruar në qytetin e Elbasanit, ku një person ka mbetur i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Bradashesh. Burime zyrtare nga policia e shtetit bëjnë me dije se mjeti fugon tip "Benz", me drejtues A.Gj., 27 vjeç është përplasur me mjetet tip "Volkswagen", me drejtues G.M., 37 vjeç dhe me mjetin tip "Benz", me shofer Gj.H., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është plagosur pasagjeri i mjetit "Volkswagen" Q.M., 56 vjeç,  jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet në videot që Shqiptarja.com sjell, përplasja ka qenë e fortë, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë