Aksident i trefishtë në fshatin Xibrakë, plagosen një grua dhe një fëmijë

Aksident i trefishtë në fshatin Xibrakë, plagosen një grua dhe një fëmijë

Foto ilustruese

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fshatin Xibrakë në aksin Librazhd-Elbasan.

Mjeti tip "Fiat", me drejtues T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe është përplasur me mjetet tip "Wolksvage", me drejtues R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë  dhe me mjetin tip "Opel", me drejtues E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd.

"Më datë 03.07.2021, rreth orës 13:35, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan , në fshatin Xibrakë , mjeti tip " Fiat", me drejtues shtetasin T.S., 43 vjeç, me shtetësi Serbe,  është përplasur me mjetet tip "Ëolksvage", me drejtues shtetasin R.M., 31 vjeç, banues në Divjakë, Lushnjë,  dhe mjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin E.K., 34 vjeç, banues në Librazhd", thotë policia.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur pasagjerët e mjetit tip "Wolksvagen", shtetasja B.M dhe fëmija i mitur të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë