Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar

Lushnjë- Tre makina përplasen në seri në autostradën Lushnjë-Fier.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme (8 Dhjetor), në afërsi të fshatit Gorre. Një “Benz” me targa AB499LM, një “Peugeot” me targa AB588MO dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit apo udhëtarët nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia shkoi në vendngjarje dhe pasi ka kryer procedurat e nevojshme, ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor.

Gazetari i Report TV, Yrjet Saliasi, informon se sipas të dhënave paraprake hetimore, parakalimi i gabuar i një mjeti dhe shpejtësia e lartë kanë qenë shkak për aksidentin.

A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD

Ylli Pata: 8 janari 2022, dita kur Sali Berisha bëri skizmën në PD