TIRANE-Shtatë vajza janë plagosur nga një aksident i trefishtë që ndodhi në mesnatë në aksin Fushë Krujë- Milot në afërsi të fshatit në Derven. Sipas policisë rreth orës 00:10 makina tip 'Audi' e drejtuar nga një djalë me inicialet E. M. u përplas me një 'Benz' dhe një 'Peugeot'.
Nga përplasja e 3 makinave u plagosën 7 vajza, 6 prej të cilave udhëtonin në makinën tip 'Peugeot' të drejtuar nga Alketa Volaj 33-vjeçe nga Lezha. Të plagosura nga aksidenti mbetën; O.O. 30 vjeçe, S.O. 50 vjeçe, V.B. 20 vjeçe, Sh.B. 46 vjeçe, A.B. 21 vjeçe dhe Alketa Volaj.
Makina tjetër e përfshirë në aksident "Benz a class" drejtohej nga Ornela Osmani 25-vjeçe nga Dibra, e plagosur lehtë. Policia njofton se vajzat e plagosura pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë. I riu me 'Audi' nuk është lënduar.
Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duken xhamat e thyer dhe pjesën e tjera të makinave që janë shkatërruar nga përplasja. Shkak i aksidentit sipas policisë është shpejtësia tej normave të lejuara dhe mungesa e ndriçimit në këtë aks.