Një fëmijë 2 vjeç është plagosur në një aksident që ndodhi pasditen e sotme te mbikalimi Fabrika e Miellit në Tiranë.
Në aksident u përfshinë mjetet me drejtues shtetasit E. G., A. S., dhe A. B. Si pasojë është dëmtuar i mituri, i cili ndodhej pasagjer në mjetin me drejtues shtetasin E. G., dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento