Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje në fshatin Bubullimë. Si pasojë kanë humbur jetën taksisti Xhezmi Oshafi 68 vjeç, banues në Berat dhe 22 vjeçarja Aurora Basha e cila ka qenë pasagjere. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal e është kthyer përmbys.

"Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip "Toyota" ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar", thotë policia.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Foto nga vendi i ngjarjes

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
FOTO/ Aksidenti i rëndë në Lushnjë, kush është 22-vjeçarja që humbi jetën

1621016576_page001.jpg

Viktima Aurora Basha 

Personi që shihni në foton më lart është 22-vjeçarja Aurora Basha, e cila humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e rëndë që u regjistrua në fshatin Bubullimë në Lushnjë. Aurora Basha ishte pasagjer në automjetin që drejtohej nga taksisti Xhezmi Oshafi, 68 vjeç, i cili gjithashtu humbi jetën si pasojë e aksidentit. Makina me të cilën po udhëtonin ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë ka rënë nga ura në kanal e është kthyer përmbys.

Ora 13:54
Makina përfundon në kanal, dalin pamjet ku humbën jetën dy persona në Lushnje

 

Një aksident tragjik ka ndodhur në Lushnje ku ka humbur dy persona. Report Tv ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina ka përfunduar e përmbysur në kanal. Aksidenti tragjik ka ndodhur në fshatin Bubullime të Lushnjes.