Një aksident masiv ka ndodhur në autostradën Tiranë- Elbasan në afërsi të fshatit Ibë, ku janë përplasur 3 makina.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti, por nga foto vihet re se makinat janë dëmtuar shumë.

Pak minuta më vonë po në Elbasan ka ndodhur edhe një tjetër aksident. Një 'Benz' dhe nje makine tip Lancia janë përplasur te vendi i quajtur kthesa e Sarës. Burimet thonë se as në këtë aksident fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të dy aksidenteve. 

Me përkeqësimin e kushteve të motit, aksidentet janë shtuar në vendin tonë.