Aksident masiv në Durrës-Tiranë, karambolohen 6 makina me njëra-tjetrën! Dy të lënduar në spital, krijohet edhe trafik

Aksident masiv në Durrës-Tiranë, karambolohen 6 makina me njëra-tjetrën! Dy të lënduar në spital, krijohet edhe trafik

Foto ilustruese

Tiranë- Një aksident që përfshiu në karambolim me njëra-tjetrën të paktën 6 makina, ka ndodhur mëngjesin e sotëm (21 Shtator), në autostradën Durrës-Tiranë.

Lajmin e konfirmoi edhe policia e kryeqytetit, duke sqaruar se ngjarja është regjistruar rreth orës 08:45, në aksin në fjalë, ku janë përplasur dhe dëmtuar 6 automjete.

“Si pasojë janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për kontroll mjekësor në spital dy shtetas”, tha policia.

Aksidenti mësohet se ka shkaktuar edhe trafik në rrugë dhe radhë të gjata automjetesh, teksa fundjavat janë gjithmonë të mbingarkuara në këtë aks kombëtar.

Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, teksa priten edhe detaje plotësuese nga dinamika dhe shkaqet.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 21/09/2024 13:40

    Ketu duket qe policies nuk funksionon fare.

    Përgjigju
  • Askushi: 21/09/2024 12:42

    S është për tu habitur nga pilotët shqiptarë që ju japin makinave si të jenë avionë pa rrespektuar asnjë rregull rrugor dhe asnjë cm distancë nga një makinë në tjetrën. Me vjen të them kokat e tyre hengshi por gjithmonë e paguan ndonjë i pafajshëm.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?