FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur, mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit. Tre automjete janë përfshirë në akisdent, ndërsa Policia njofton se nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të mëdah materiale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit 'Konferenca e Pezes' pranë shkollës së Muzikës, duke shkaktuar kaos në trafik.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes.