Aksident masivë në Koplik
4 automjete dhe 20 të plagosu

Aksident masivë në Koplik<br />4 automjete dhe 20 të plagosu
Një aksident automobilistik masivë ka ndodhur sot në aksin rrugor Koplik-Shkodër, ka shkaktuar rreth 20 të plagosur.

Burime nga policia e Shkodrës bënë të ditur se, në aksidentin që ndodhi në segmentin rrugor në afërsi të fshatit Shtoj i Ri, u përfshinë dy fugonë që udhëtonin në drejtime të kundërta, si dhe një autoveturë tip Benz dhe një motorcikletë, të gjithë me pasagjerë. Numri i të plagosurve ka shkuar në 20 persona.

Forcat e policisë rrugore të mbërritura menjëherë në vendngjarje, kanë nisur hetimet rreth shkakut të këtij aksidenti, ndërkohë që dy autoambulanca, kanë transportuar të plagosurit për në Spitalin Rajonal Shkodër. I dëmtuari më rëndë është drejtuesi i motorçikletës, Eljaz Baroti, 75 vjeç, banor i qytetit të Koplikut të rrethit Malësi e Madhe, i cili ka pësuar disa fraktura në kokë dhe trup. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset