Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Gramsh-Poçan” ku viktimë ka mbetur Dëshira Hoxha 43 vjeçe.
Dëshira Hoxha me profesion infermiere së bashku me Albana Boja, mësuese, po udhëtonin me një kamion me shofer Shaban Kotorrin, i cili në rrethana ende të paqarta, ka humbur kontrollin e automjetit dhe është rrëzuar në humnerë.
Shaban Kotorri dhe pasagjerja Albana Boja, kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes teksa po punohet për dokumentimin e plotë të rastit.
“Gramsh/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Gramsh-Porocan", kamioni me drejtues shtetasin Sh. K., 38 vjeç, ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi Sh. K., dhe shtetasja A. B., pasagjere, të cilët janë transportuar për në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa ka humbur jetën shtetasja D. H., 43 vjeçe, pasagjere në kamion.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Gazetari i Report Tv Ronaldo Gjoshi ka siguruar foton e kamionit që ka rënë në humnerë sot në aksin rrugor Gramsh-Poçan. Kamioni ka dalë nga rruga dhe shihet i kthyer përmbys në humnerë. Nga ky aksident rrugor mbeti e vdekur 43-vjeçarja Dëshira Hoxha ndërsa u plagosën rëndë shoferi Shaban Kotorri dhe pasagjerja tjetër Albana Boja.
Komente












ECNI NGADALE....KJO TE BEN TE SIGURTE NE KOHE TE KEQE....
Përgjigju