Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Milot.
Një automjet tip Benz me targa AA 841 BT, ka përplasur 67-vjeçarin Nikoll Frangu. I aksidentuari ka humbur jetën rrugës për në spital, për shkak të plagëve të marra nga përplasja.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë së Lezhës:
Më datë 06.08.2016, rreth orës 08.30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Manati - Lezhë, ka ndodhur një aksident.
Shtetasi Gjin Beqiri 25 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin veturë Benz me targë AA841BT, ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Nikoll Frangu, rreth 72 vjeç, banues në Grykë-Manati, Lezhë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme të arrestimit të tij.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet.
Redaksia Online
Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO