Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Cërrik-Shalës ku ka humbur jetën një 70-vjeçari me iniciale Xh. B.
Këmbësori u aksidentua për vdekje nga një kamion që drejtohej nga E. H. Sakaq, ky i fundit është arrestuar ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Cërrik/Informacion paraprak
Në aksin rrugor "Cërrik–Shalës", kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.
Komente









