Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, shoferi në gjendje të dehur përplaset me një mjet, ndërron jetë pasagjerja! Aksidentohen dy makina në Korçë (VIDEO)

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar gjatë natës në aksin Elbasan-Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën. Shkak i aksidentit, sipas policisë është bërë një drejtues i cili ka qenë në gjendje të dehur, i cili duke lëvizur me makinë është përplasur me mjetin që po udhëtonte 58-vjeçarja E.V., e cila ka qenë pasagjere.

Po ashtu, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur edhe drejtuesi i mjetit ku po udhëtonte 56-vjeçarja, konkretisht 34-vjeçari I.V., si edhe dy pasagjerë të tjerë. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa shoferi i dehur i mjetit tjetër, I.D., 60 vjeç, është arrestuar nga policia.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën "Elbasan-Tiranë", duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç”, njofton policia.

Ndërkohë, një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e kaluar, 1 shtator, në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:30, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa Report Tv sjell edhe pamjet ku vihen re dëmet materiale që janë shkaktuar. Ende nuk bëhet me dije shkaku i aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EDI RAMA: 03/09/2023 07:48

    DHE ME KETE VIDEO JU UROJ NJE JAVE TE MBARE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen