3 aksidente me vdekje kanë ndodhur në vend brenda pak orësh. Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Fier- Lushnjë, në vendin e quajtur Bishtqethëm ku një 60-vjeçar i identifikuar si Qemal Shala ka humbur jetën, pasi motorçikleta me të cilën po lëvizte u përplas nga një mjet bujqësor. 60-vjeçari nga fshati Bitaj po udhëtonte me motoçikletën e tij, kur e ka goditur nga pas një mjet bujqësor. Goditja ka qenë e fort, megjithëse 60-vjeçari Shala ka pasur kaskën mbrojtëse, plagët e marra i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Mjeti bujqësor, i cili drejtohej nga Josif Pina ka hyrë në autostrade duke shkelur rregullat e qarkullimit, ndërkohë ai është ndaluar nga Policia deri ne sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Po në Lushnjë, një 50-vjeçare që drejtonte motoçikletën ka gjetur vdekjen në rrugën rurale 'Krutje Bubullime'. Afërdita Rasti 50-vjeçe, banuese në Kallm të Fierit udhëtonte pa kaske mbrojtëse dhe në motoçikletë ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.
Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë. Një autoveture tip 'Smart', e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit Zezë. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku.
Një 68-vjeçar i cili po udhëtonte me një motoçikletë ka mbetur i plagosur, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Treshit.
I plagosur mbeti shtetasi Ndrec Lleshi dhe është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhet nen kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Një tjetër aksident me vdekje në vend. Një 20-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Arrameras në Fushë-Krujë.
Një autoveture tip smart, e cila drejtohet nga Haxhi Vraja 20 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në shtratin e lumit zezë.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri Mirjan Tema 20 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit është nisur drejt Tiranës në gjendje shoku. Shkak i aksidentit mësohet të jetë shpejtësia dhe një kthese e fortë në këtë rrugë.
Një tjetër aksident me vdekje është shënuar ditën e sotme në Lushnjë. Një 50-vjeçare ka humbur jetën.
Ngjarja është regjistruar në rrugën rurale ‘Krutje bubullime’. Një 50-vjeçare qe drrjtonte motoçikletën ka gjetur vdekjen në rrugën rurale krutje bubullime. Afërdita rasti 50-vjeçe, banuese në Kallm të Fierit udhëtonte pa kaske mbrojtëse dhe në motoçikletë ka humbur kontrollin duke rënë në kanalin anësor prej betoni në anë të rrugës.
Për pasojë të plagëve ka gjetur vdekjen e menjëhershme. 50-vjeçarja u transportua drejt morgut të spitalit të Lushnjës ndërsa grupi hetimore po punon për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.