LEZHË- Një aksident me vdekje është regjistruar në qytetin e Lezhës. Report Tv mëson se një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit të Lezhës.
Viktima nuk është identifikuar ende. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.
Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua pranë mbikalimit të Patokut, në aksin Laç- autostradë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë. 4 nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa 2 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.
Një tjetër aksident është regjistruar pranë mbikalimit të Patokut, në aksin Laç- autostradë, ku 6 persona kanë mbetur të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, ndërsa janë përfshirë në aksident dy autovetura, 4 nga të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa 2 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e Laçit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe policia e qarkullimit për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
ajo rruge eshte jo autostrade,,,eshte nje rruge e ngushte qe merr jete njerezish....duhet bete qutostrade 2 me 2 ..ose tre me tre....qeveritare hajdute...
Përgjigju