Aksident me vdekje në Fier! 'Benzi' përplas 50-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë! Viktima ende i paidentifikuar

FIER- Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen mbrëmjen e kësaj të enjteje në Fier, pasi është përplasur nga makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit".

63-vjeçari me makinë të tipit ‘Benz’ ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë. Viktima nuk është identifikuar ende.

Shoferi, me inicialet A. A. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 'pa frena', shënon golin e 22-të në Turqi dhe fiton kundër Cikalleshit

VIDEO/ Rey Manaj 'pa frena', shënon golin e 22-të në Turqi dhe fiton kundër Cikalleshit