Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. Mësohet se një automjet me drejtues shtetasin T. D., 53 vjeç ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Sipas policisë ka humbur jetën E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.
Komento