GJIROKASTËR- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në afërsi të Pikës Kufitare të Kakavijës. Një mjet tip ‘Mercedez-Benz’ ka përplasur një zetor, shoferi i së cilës nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:10, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije. Burime bëjë me dije se mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa zetori nuk kishte sinjal dhe pa shenja dalluese fluoreshente.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase ka siguruar foto nga aksidenti, ku duket që zetori pas përplasjes ka dalë nga aksi rrugor.

I plagosur ka mbetur edhe shoferi i Benzit, shtetasi I. M., i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa, viktima është identifikuar si  Llambi Çamati, 32 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Foto nga aksidenti