KAMZË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Kamëz, ku si pasojë e përplasjes nga makina, ka humbur jetën 57 vjeçarja.
Mësohet se shoferja 32-vjeçare me inicialet E. M. përplasi N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 57 vjeçarja ndërroi jetë ndërsa e reja është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Për rrjedhojë është ndaluar shoferja.
" E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve", thuhet në njoftim.