Aksident me vdekje në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Viktima Ylmi Dedja po lëvizte me motoçikletë, ndërsa është përplasur nga një kamion që drejtohet nga 34-vjeçari me iniciale G.Gj. Ky i fundit është shoqëruar në komisariat.
Gjithashtu është lënduar edhe një punonjë policie, i cili ishte jashtë detyrës dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:45, në rrugën “Llazi Miho”, kamioni me drejtues shtetasin G. Gj., rreth 34 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. D., 61 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Nga aksidenti është dëmtuar edhe shtetasi K. A., këmbësor (punonjës policie, jashtë detyre), i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Shtetasi G. Gj., u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lajm në përditësim...
Komente










