LEZHË-Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shenkollë, tek vendi i quajtur "Ura e Prekanit" ku një makinë është përplasur me një motoçikletë, ku humbi jetën ky i fundit. Viktima është identifikuar si F.T, e ndërsa drejtuesi i mjetit E.Ll është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ku grupi i punës ka nisur hetimet.
Ndërkohë në Bulqizë, fakti që nuk kishte patentë, kjo nuk e ka penguar 17-vjeçarin që të marrë makinën, por fatkeqësisht ai ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga. Ai është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Komente








